Sport

I zbutet dënimi Shkëlzen Gashit

Golashënuesi më i mirë i superligës së Zvicrës, Shkelzen Gashi, javën e kaluar, në ndeshjen kundër FC Zürich-ut të luajtur më 12 prill qe dënuar me një karton të kuq. Ai pati bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj futbollistit të Cyrihut, Avi Rikan. Ndërhyrja qe cilësuar si sulm fizik për çfarë gjyqtari i shkallës së parë i pati shqiptuar një dënim me tri ndeshje moslojë.

Ndërkohë gjyqtari kompetent ia ka ulur atij dënimin nga tri në dy ndeshje ndalim loje. Ai e ka quajtur veprimin e tij sjellje e vrazhdë josportive, njofton srf.ch. Gashi do ta “lajë” këtë dënim duke munguar në ndeshjen e FC Baselit kundër FC Luzernit që luhet këtë të diele.