Jeta në Zvicër

Ia shkarravitin ballkonin për 3.500 franga

Për punë e tyre, të cilën do ta fillonin menjëherë dhe do ta kryenin të nesërmen, ata kanë kërkuar shumën prej 3.500 frangash. Nën presionin psikik të të panjohurve, pensionisti madje u dha një mijë franga depozitë

Të martën, më 22 maj të këtij viti, dy të panjohur janë lajmëruar tek një çift i moshuar zviceran, duke i bindur t`ua ngjyrosin ballkonin me çmim shumë të lirë. Me këtë rast, personat në fjalë e kanë shfrytëzuar besimin e pensionistëve në mënyrë të turpshme. Mirëpo, policia e Winterthurit ka arritur t’i arrestojë të dy personat nga Franca.

Pasditen e së martës, dy shtetas francezë kanë trokitur në derën e një çifti të moshuar zviceranë, në Deutweg. Dy të panjohurit i kanë ofruar çiftit zviceran me probleme të mëdha dëgjimi, t’ua ngjyrosin ballkonin. Për punë e tyre, të cilën do ta fillonin menjëherë dhe do ta kryenin të nesërmen, ata kanë kërkuar shumën prej 3.500 frangash. Nën presionin psikik të të panjohurve, pensionisti madje u dha një mijë franga depozitë.

Pas një kohe të caktuar të punimeve, por pa rezultat të dukshëm, të panjohurit u kthyen përsëri, njofton policia, transmeton Albinfo.ch.

Mirëpo, çifti ishte i dyshimtë se bëhej fjalë për mashtrim, prandaj çështjen e debatoi me të mbesën. Ajo menjëherë e kuptoi situatën dhe rastin e paraqiti në polici.

Në momentin që të dy të panjohurit u paraqitën të mërkurën, siç e kishin caktuar terminin, ata u arrestuan nga policia e Winterthurit. Hetimet e para kanë dëshmuar se dy francezët e moshës 19 dhe 39-vjeçare e kanë shfrytëzuar moshën dhe besimin e pleqve.

Hetimet e mëtutjeshme gjithashtu kanë dëshmuar se ata nuk kanë qenë të pajisur me certifikatë të nevojshme për të ushtruar këtë profesion. Për këtë arsye, ata i janë dorëzuar Prokurorisë për procedurë të mëtutjeshme.

Me këtë rast, policia i këshillon të gjithë që të mos oranojnë oferta të tilla mashtruese.