Kosova

Ide e rrallë: Marsh paqeje për Urën e Ibrit

Prijësit fetarë të katolikëve dhe myslimanëve në Mitrovicën e Jugut kanë propozuar një ide jo të zakonshme tek kreu i kësaj komunë, Agim Bahtiri.

Ata duan që me rastin e përurimit të Urës së Ibrit të organizohet një marsh paqeje në të dyja anët e qytetit, raporton “Klan Kosova”.

Por, kjo nuk mund të realizohet pa pjesëmarrjen edhe të drejtuesve të kishës ortodokse serbë në veri, të cilët tani për tani nuk kanë përgjigje, përcjell albinfo.ch.

Edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka theksuar se do të angazhohet që kjo të realizohet dhe nuk kanë arsye për të mos marrë pjesë.