Jeta në Zvicër

Ignazio Cassis, këshilltari i ri federal

Ai në raundin e dytë mori 125 vota, të mjaftueshme për t’u zgjedhur këshilltar i ri federa

Ignazio Cassis është zgjedhur këshilltar i ri federal, duke triumfuar vetëm në raundin e dytë, shkruan albinfo.ch.

Ai në raundin e dytë mori 125 vota, të mjaftueshme për t’u zgjedhur këshilltar i ri federal. Gjithsej ishin të vlefshme 244 vota nga 246 pjesëmarrës.

Cassis në disa gjuhë ka premtuar se do të jetë në shërbim të vendit, derisa është pritur me duartrokitje të madhe.

Partia Liberale Radikale (PLR-FDP) kishte propozuar tre: Isabelle Moret, Ignazio Cassis dhe Pierre Maudet, i cili do të pasonte Didier Burkhalter.

Në raundin e parë Ignazio Cassis mblodhi 109 vota, i pasuar nga Pierre Maudet (62) dhe Isabelle Moret (55).