Integrimi

Imam Mehmeti, “përfaqësuesi më i denjë i myslimanëve të moderuar në Zvicër”

Se është një mysliman modern dëshmon edhe fakti se imami Mustafa ka folur kundër ferexhesë dhe se Lufta e Shenjtë nuk ka vend për diskutim te myslimanët e Zvicrës. Për këtë arsye ai është zgjedhur personi i vitit nga Sontagszeitung (2014)

Imami i Bernës, Mustafa Memeti është shembulli i një myslimani të devotshëm në Zvicër. Ai ligjëron në xhaminë e tri në tre gjuhë, shqip, gjermanisht dhe arabisht, shkruan ‘aargauerzeitung.ch’.

Imami shqiptar cilësohet si përfaqësuesi më i denjë i myslimanëve të moderuar, përcjell albinfo.ch. Titulli i artikullit është “Si e duan zviceranët myslimanin”.

“Unë shpesh nuk jam dakord me politikën e partisë SVP. Të flasësh pa dhënë zgjidhje të çështjeve, nuk është e drejtë”, është shprehur imami shqiptar, i cili flet në mënyrë të rrjedhshme gjuhën gjermane.

Por, imami, shkruan gazeta, edhe pajtohet me SVP-në kur është fjala për kufizimin e numrit të të huajve në Zvicër. “Kur është fjala për interesin nacional, SVP ka të drejtë në shumë gjëra. Edhe unë jam për përparësinë e vendorëve në punësim. Dhe kam probleme me lirinë e lëvizjes. Zvicra është e vogël; ne duhet të kemi kontroll”. Po të rridhnin këto fjalë nga një Herr Müller ose Meier, nuk do ta befasonin askë. Por, Mustafa Memeti është shqiptar dhe imam, pra mysliman…”, shkruan më tutje aargauerzeitung.ch.

Ai ka një audiencë të madhe dhe jo vetëm te myslimanët në Zvicër ndjekin ligjëratat e tij, pasi edhe jo-myslimanët, mësimet e para për islamin kërkojnë t’i marrin nga imami shqiptar, përcjell albinfo.ch. Këtë e thonë edhe të tjerët.

Se është një mysliman modern dëshmon edhe fakti se imami Mustafa ka folur kundër ferexhesë dhe se Lufta e Shenjtë nuk ka vend për diskutim te myslimanët e Zvicrës. Për këtë arsye ai është zgjedhur personi i vitit nga Sontagszeitung (2014).

Ai çdo ditë telefonon babanë e tij 88-vjeçar në Luginën e Preshevës. Edhe ai ka qenë imam, pra jeta e Mustafit ka kaluar pa alkool, mish derri dhe klube nate. Ai jeton prej 30 vitesh në Zvicër, pasi situata ekonomike dhe politike në ish-Jugosllavi sa vinte e bëhej më e rëndë.

“Falënderoj Zotin që mu mundësua ardhja në këtë vend”, shprehet ai.

Vajza e tij punon mësuese në rrethinën e Bernës dhe, sigurisht, nuk është e mbuluar.