Feja
Imami Alimi, në bekimin e stadiumit në Schaffhausen
Schaffhauseni përuroi stadiumin në prani të personaliteteve nga jeta politike, shoqërore, nga sfera e biznesit si dhe teologë nga tri religjionet kryesore të qytetit.
Përderisa kishën katolike e përfaqësonte Roger Brunner, kishën protestante Peter Vogelsanger, myslimanët i përfaqësoi imami shqiptar, Bekim Alimi – i cili nga besimtarët të cilët i frekuenton por dhe nga autoritetet zvicerane, lokale e nacionale konsiderohet si imam i moderuar dhe që ka dhënë dëshmi të vullnetit për integrim të komunitetit të besimtarëve që drejton.
Alimi është kryetari i organizatës islame të të gjitha nacionaliteteve të Zvicrës lindore, imam i xhamisë në Wil, si dhe anëtari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër.
Imami Alimi kishte marrë pjesë edhe në bekimin e tunelit më të gjatë dhe më të thellë hekurudhor në botë me një ceremoni në Gotthard.
Si do që të jetë Schaffhauseni shtrihet në veri të Zvicrës dhe përbëhet nga një bashkësi prej 35 mijë banorë.
Ky qytet çdoherë ka pasur sportin pasion dhe traditë shumëvjeçare, ndaj, edhe kanë themeluar klubin futbollistik të Schaffhausen-it që nga viti 1896.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf