Kuriozitete

Imazhi i Jordanisë nëpërmes maces

Një mace e adaptuar diku në Jordani tashmë është diplomate dhe është sjellë në zyrën e Jashtme britanike në Londër.

Macja Lawrence i Abdounit, madje ka edhe rrjete sociale. Macja me ngjyrë të bardhë e të zezë është emëruar bazuar në T.E Larwence, të njohur edhe si Lawrence i Arabisë, oficer i ushtrisë britanike, i cili luftoi përkrah arabëve në revoltën e madhe kundër perandorisë osmane gjatë Luftës së Parë Botërore.

E Abdoun është lagjja e ambasadës britanike në Amman.  Laura Dauban, zëvendësambasadore britanike në Jordani, ka thënë se macja reflekton anën tjetër të vendit.

“Përpos detyrave që ka për të zënë minj, ai ka edhe ndjekës në Twitter, kjo është me rëndësi, sepse kështu publiku britanik mund të shohë Jordaninë në një aspekt tjetër. Normalisht kur mendoni për Jordaninë, mendohet se këtu ka luftë”, shtoi ajo.

Macja sidoqoftë bëri shumë famë në rrjetet sociale. Brenda vetëm pak muajsh tash ka më shumë se 2500 ndjekës.