Kosova

Inaugurohet çerdhja në Gjilan me kosto prej 400 mijë euro

Kjo çerdhe e cila kap koston e 400 mijë eurove, përderisa është bashkë-financuar në formatin 50 për qind Komuna dhe po aq USAID

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope, me bashkëpunëtorët e tyre kanë inauguruar objektin e ri të çerdhes në lagjen “Dardania”, e cila kap koston e 400 mijë eurove, përderisa është bashkë-financuar në formatin 50 për qind Komuna dhe po aq USAID, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Haziri më tej ka përmendur edhe projektet tjera të përbashkëta me USAID-in dhe qeverinë amerikane.

Drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope, ka thënë se ndjehet shumë i lumtur që ky projekt është investim direkt për komunitetin me një mbështetje dhe përkushtim të jashtëzakonshëm të Komunës së Gjilanit, përcjell albinfo.ch.