Bota

India dhe Kina shënojnë 50% të vdekjeve që lidhen me ndotjen e ajrit

Kina dhe India, në vitin 2015 kanë shënuar më shumë se gjysmën e vdekjeve në lidhje me ndotjen e ajrit në botë, sipas një studimi nga Instituti i Shëndetit Efektiv (HEI), i botuar të martën.

Ndotja e ajrit ka shkaktuar më shumë se 4.2 milionë vdekje në mbarë botën, shkaku i pestë i vdekjeve të regjistruara në vitin 2015, theksohet në këtë hulumtim. Brenda këtij totali, rreth 2,2 milionë vdekje kanë ndodhur në Kinë dhe Indi.

Kanceri, goditjet dhe sëmundjet e zemrës si dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes, si astma, janë të lidhura me shkallën e lartë të ndotjes së ajrit.

92% e popullsisë, “në rrezik”

HEI, instituti i specializuar në studimin e efekteve të cilësisë së ajrit në shëndet, thekson se 92% e popullsisë botërore jeton në zonat e prekura nga cilësia e dobët e ajrit.