Lifestyle
Industria e modës vetëdijesohet për ruajtjen e mjedisit
Në mesin e këtyre kreatorëve të vëmendshëm për mjedis është edhe 43-vjeçari Gilberto Calzolari, i cili ka dizajnuar për disa nga kompani të njohura të modës si Miu Miu, Valentino dhe Armani
Nga fustanet e krijuara nga thasët e kafes deri tek copëzat e prera me laser nga shishet e ricikluara, rekrutët më të rinj në modë janë duke u munduar ta lënë prapa të shkuarën e industrisë së ndotjes dhe janë duke garuar për një çmim që shpërblen qëndrueshmërinë.
Në një apartament në Paris gjatë javës së modës, 10 kreatorë i prezantuan pamjet e tyre më të fundit të punimeve të tyre duke shpresuar të fitonin mundësinë për t’u prezantuar edhe në javën e modës në Milano.
Gara vjen në kohën kur ndërgjegjësimi është shtuar në industrinë globale të modës për ruajtjen e ambientit. Ndryshe kjo industri vlen rreth 2.4 trilionë dollarë në vit. E në mesin e këtyre kreatorëve të vëmendshëm për mjedis është edhe 43-vjeçari Gilberto Calzolari, i cili ka dizajnuar për disa nga kompani të njohura të modës si Miu Miu, Valentino dhe Armani, ku ndihmoi të bënte fustane të porositura për njerëzit si Lady Gaga. Propozimi i tij për listën e jurisë është një fustan me gjatësi të mesme me pjesën e qafës të zhytur dhe të bërë me kristale dhe është bërë nga thasët brazilianë të kafes.
Nga 10 kreatorët që morën pjesë në garë, pesë u zgjodhën nga lista e jurisë e cila përfshinte Edëard Enninful. Gara është pjesë “Green Carpet Fashion Aëards” në Milano, ku brendet e mëdha marrin shpërblime për angazhimin e tyre në ruajtjen e ambientit.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor