Jeta në Zvicër

Industria zvicerane, pesimiste për shkak të frangut të fortë

Për herë të parë pasojat janë evidente nga goditja e frangut të fortë, thotë një studim në ETH Zurich (KOF). Gjendja  e biznesit në të gjithë sektorët e ekonomisë është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme. Veçanërisht më i dukshëm është në industri.

Por nuk ka shpëtuar as ndërtimtaria e sektori financiar, si dhe bizneset me tregti me pakicë janë pesimiste, shkruan KOF.

Kjo është rënia më e fortë në një muaj të vetëm që nga nisja e studimit në vitin 2004. Sidomos në mënyrë të qartë kanë treguar rezultatet në industrinë e metaleve, prodhimit dhe në industrinë elektrike.

Industria ka humbur për shkak të frangut të fortë në konkurrencë, thotë studiuesi në KOF. Presioni është evident jo vetëm në eksport, por edhe me produkte më të lira të importuara në tregun e brendshëm.

Sondazhi më tej tregon se shkurtimet e vendeve të punës ka të ngjarë të vazhdojë në sektorin industrial.

Në anketën e KOF-it janë përfshirë 2800 kompani zvicerane.