Integrimi

Informacione në 9 gjuhë, edhe në shqip!

Këto janë gjuhët në të cilat ofrohen informacionet, sipas radhitjes që e ka bërë ofertuesi: shqip, anglisht, frëngjisht, italisht, portugalisht, serbisht/boshnjakisht/kroatisht, spanjisht, tamilisht dhe turqisht

Zyra për Integrim e qytetit të Bernës bën të ditur se në portalin e saj janë rishtas mund të gjenden informacione të shumta dhe të larmishme që kanë të bëjnë me përditshmërinë në qytet. Bëhet fjalë për një ofertë të pasur në nëntë gjuhë të ndryshme, në mesin e të cilave sigurisht që nuk mund të mungojë shqipja, si njëra ndër gjuhët më të folura të huaja, jo vetëm në Bernë, raporton albinfo.ch

Këto informacione janë të përtëritura dhe të vendosura në një vend më të dukshëm, me të hapur faqen e parë të portalit www.bern. Aty bëjnë pjesë dokumente të panumërta të përkthyera, të qytetit, kantonit, federatës dhe të organizatave të ndryshme, bën të ditur albinfo.ch duke iu freferuar njoftimit të zyrës së përmendur. E gjithë kjo për t`u mundësuar qasje më të mirë në informacionet më të rëndësishme komuniteteve të huaja në Bernë.

Këto janë gjuhët  në të cilat ofrohen informacionet, sipas radhitjes që e ka bërë ofertuesi: shqip, anglisht, frëngjisht, italisht, portugalisht, serbisht/boshnjakisht/kroatisht, spanjisht, tamilisht dhe turqisht.