Tematike

«Iniciativa e UDC-së ‘Kundër integrimit fetar’ i kundërvihet qartazi komunitetit mysliman»

Kryetari i Bashkimit të Shoqatave Myslimane në kantonin Vaud (BSHMV), Pascal Gemperli, e tregon strategjinë e tij për t’iu përgjigjur ndaj iniciativës së SVP-së, e cila është në fazë të mbledhjes së nënshkrimeve. Ai po ashtu edhe e detajon angazhimin e BSHMV-së kundër radikalizimit si dhe akteve të dhunës së të rinjve myslimanë në Kantonin Vaud

Albinfo.ch: Seksioni i partisë UDC të Vaudit ka lansuar iniciativën «Kundër fundamentalizmit fetar»? Cilat janë ndryshimet kryesore që ky tekst i synon?

Kjo iniciativë propozon amendamentim të Kushtetutës së Vaud-it, duke shtuar pesë kategori të ndalesave për komunitetet fetare të interesit publik. Këto ndalesa do të zbatoheshin vetëm te komunitetet e interesit publik dhe jo te dy kishat, të njohura nga e drejta publike, ajo katolike dhe protestante. UDC frikësohet se komunitetet e njohura mund të kundërshtojnë autoritetet rreth përcaktimit të ndonjë lokacioni specifik. Konkretisht, iniciativa ka për qëllim të ndalojë:

•       Një kujdes të posaçëm në fushën e shëndetit,
•       Mësime specifike ose leje për të mos marrë pjesë në ndonjë aktivitet,
•       Festat ose oraret specifike,
•       Dieta ushqimore specifike,
•       Përjashtime në veshmbathje.

Si e analizoni, si kryetar i Bashkimit të Shoqatave Myslimane të Vaudit (BSHMV – UVAM), por edhe si politikan i Gjelbër (kandidat në zgjedhjet për Këshillin e Madh) ?

Pascal Gemperli: Si kryetar i BSHMV-së ose si kandidat në zgjedhjet për Këshillin e Madh të Vaudit, analiza ime mbetet e njëjtë. Konkretisht, kjo iniciativë sulmon komunitetin mysliman dhe e bën këtë gjatë fushatës elektorale, argumentet e UDC-së, ku shpjegohen procedurat. Figurativisht, ndryshimet e propozuara nuk përmbajnë asnjë dobi. Të gjitha pikat e propozuara janë qartësisht të rregulluara në kornizën ligjore aktuale. Për shembull, festat zyrtare janë të përcaktuara në personelin e Shtetit të Vaudit. Deri në lajmërimin e ri, është Këshilli i Madh ai që i modifikon ligjet e Vaud-it dhe jo një komunitet religjioz i interesit publik. Iniciativa e UDC-së dëshiron të ndalojë gjëra që, në regjimin aktual, janë të pamundura. Prandaj është ‚nonsens‘ që e tregon karakterin elektoralist të kësaj iniciative. Një problem tjetër i kësaj iniciative është që i ngatërron liritë individuale, respektivisht kufizimin e tyre, me të drejtat dhe detyrat e dhëna te një shoqatë e njohur e interesit publik. Është ndërtim defektuoz.

Albinfo.ch: Reagoni në mënyrë kritike ndaj kësaj iniciative, edhe pse kjo e fundit nuk e përmend islamin në veçanti. Çfarë ju pengon?

Pascal Gemperli: Nga obligimi kushtetues, domethënë ndalimi dhe diskriminimi, UDC është e obliguar të paraqesë karakterin e përgjithshëm të kësaj iniciative. Por argumentet e UDC-së që tregojnë iniciativën si dhe deklaratat e përgjegjësve të komisionit të fushatës, të përbërë nga politikanë nga UDC-ja, janë shumë të qarta. Nuk kam parë asnjë shkrim nga mediat në lidhje me këtë iniciativë që përmend një komunitet tjetër përpos myslimanëve. Ajo çka më pengon është karakteri diskriminues dhe fundamentalist i kësaj procedure. Po jua sjell dy shembuj që ilustrojnë vizionin e anëtarëve të komisionit të fushatës: Kevin Grangier, sekretar i përgjithshëm i UDC-së së Vaud-it, gjatë një kongresi të fundit të UDC-së deklarohet: «E them këtë edhe nëse komuniteti kërkues do t’i plotësonte të gjitha kushtet e njohjes“, ashtu si më është konfirmuar nga z. Grangier në një bisedë në Facebook.
Christine Bussat, kandidate e UDC-së për Këshillin e Madh në distriktin e Nyon-it, gjatë një debati me mua në NRTV shprehet: «Dua t’i bëj myslimanët si të krishterët, jetojmë në një shoqëri multikulturore».
Është një esencializëm politiko-religjioz që e mendoj fundamentalist dhe të rrezikshëm.

Albinfo.ch: Cilët mund të jenë implikimet e këtij teksti në objektivin tuaj për të bërë komunitetin mysliman të njohur si shoqatë e interesit publik në Kantonin e Vaud-it, në përputhje me termat e zbatimit që Këshilli Shtetëror i ka elaboruar më 2014 ?

Pascal Gemperli: Njohja do të mbetej një objektiv i rëndësishëm për komunitetin tonë. Është e domosdoshme për të organizuar më mirë komunitetin tonë dhe për të qenë bashkëpunëtor i besueshëm dhe profesional i autoriteteve dhe komuniteteve të tjera fetare. Duke pasur parasysh faktin që iniciativa shënjestron në mënyrë të qartë komunitetin mysliman, autoritetet do të bëheshin më të rezervuara ndaj njohjes sonë. Gjithçka mund të bëhet më e komplikuar dhe më e gjatë, edhe pse korniza aktuale ligjore është shumë strikte. Por, nëse iniciativa do të refuzohej nga populli, do të duhej ta kuptonim si shenjë e besimit ndaj parimit të njohjes dhe ndaj BSHMV-së.

Albinfo.ch: Cila është strategjia juaj për t’iu përgjigjur kësaj iniciative ?

Pascal Gemperli: Është strategji në tri plane: Fillimisht, në shumë raste kemi pasur mundësinë t‘i shpjegojmë pikëpamjet tona në media. Duhet të bëhet në mënyrë faktike dhe të qetë. Së dyti, në sajë të partneritetit tonë të fuqishëm dhe besimit të ndërsjellë që kemi me komunitetet e tjera fetare, këto të fundit janë treguar publikisht kundër kësaj iniciative. Pa përpjekjet tona të rëndësishme në dialogun ndërfetar në këto vitet e fundit dhe krijimin e lidhjeve shumë të forta, nuk do të ishte bërë. Jemi në një logjikë të ndihmës reciproke në mes të komuniteteve religjioze. Së treti, fjalët e bukura nuk mjaftojnë për të krijuar besim. Viteve të fundit BSHMV ka treguar përmes veprave se është plotësisht e vetëdijshme për sfidat në shoqërinë tonë, por edhe të komunitetit tonë. BSHMV është bërë protagonist shoqëror i hapur dhe qytetar, ka për qëllim të angazhohet për të mirën e të gjithë qytetarëve të Vaud-it brenda kuadrit tonë të limituar, fatkeqësisht.
Për fund, sipas lajmërimeve të fundit, iniciativa po diskreditohet vetë. Pas tre muajve të mbledhjes së nënshkrimave, nga katër sa është totali, vetëm 3000 nënshkrime nga 12 000 të nevojshme janë mbledhur. Iniciativa shkon sigurisht drejt dështimit.

Albinfo.ch: Çfarë e bën BSHMV-në për të luftuar ndaj radikalizimit të myslimanëve të rinj në kanton ?

Pascal Gemperli: E mbroj një qasje të tolerancës zero për sa i përket respektimit të kornizës ligjore dhe garancisë së mirëqenies dhe sigurisë në shoqërinë tonë. Paralelisht, i mbroj liritë individuale, duke përfshirë lirinë e besimit dhe praktikës fetare. Si shembull, do të mbroja një femër që dëshiron të mbulohet dhe një femër tjetër që nuk dëshiron të mbulohet. Në këtë logjikë dhe pavarësisht nga opinioni im personal, dua t’ua lë besimtarëve lirinë e zgjedhjes në nivelin e besimit dhe praktikës së tyre. Liria ime varet nga liria e të tjerëve, liritë nuk mund të jenë selektive, përderisa mbesin brenda kornizës ligjore.
Prandaj, duhet të bëhet dallimi në mes të radikalizimit – në praktikën e rritur ose në besime të devijuara nga shumica – dhe aktet e dhunës. Duhet të shoqërojmë të parin dhe të parandalojmë të dytin. Stigmatizimi dhe përjashtimi i personave që zgjedhin një rrugë fetare është kundërproduktive, kanë nevojë për lidhjet e tyre shoqërore me të afërmit e tyre dhe të qëndrojnë totalisht të integruar në shoqëri përmes punës, për shembull.
Sa i përket devijimit religjioz që mund të shkaktojnë akte të dhunës, është punë e konsultimit në mes të autoriteteve (shërbimet shoqërore, shkollat, policia), prindërit dhe miqtë si dhe komunitetet fetare. Sa na përket neve, duam të reagojmë mbi shkaqet, pra:
•       T’u japim të rinjve tanë një ndjenjë të respektit ndaj vetvetes dhe komunitetit të tyre. BSHMV punon në këtë aspekt duke pozicionuar komunitetin tonë si protagonist të njohur dhe të respektuar nga autoritetet dhe publiku.
•       Shoqërim i personave në vështirësi shoqërore ose profesionale, BSHMV kryen projekte në këtë aspekt.
•       Stimulim i reflektimit dhe dhënie e pikave të referimit sa i përket interpretimit të islamit që e dëshirojmë për Kantonin e Vaud si dhe sa i përket terrorizmit. Prandaj, kemi organizuar mbledhjet tona vjetore më 2016 për çështjen e radikalizmit, më 7 maj 2017 do të jetë për islamin e Vaud-it dhe pritjeve ndaj xhamive dhe imamëve. Jemi shprehur shpeshherë dhe në mënyrë të qartë kundër çdo lloji terrorizmi dhe dhune.
Po ashtu kemi kontribuar në trajnime rreth radikalizimit dhe kemi trajnuar disa nga përgjegjësit tonë për të siguruar një kuptim të mirë dhe për të zhvilluar kapacitetet tona.
Sa i përket anashkalimit konkret të dhunës, kjo mbetet punë e policisë.

Pascal Gemperli është kryetar i Bashkimit të Shoqatave Myslimane të Vaud-it nga viti 2012. Është ndërmjetës profesional, i martuar dhe baba i dy vajzave. Ai është pjesë e Këshillit Komunal në Morges si dhe në zyrën e Këshillit si zëvendëskryetar i dytë. Pascal Gemperli është po ashtu kandidat i Partisë së të Gjelbërve në distriktin e Morges për zgjedhjet kantonale të 30 prillit 2017.