Autotech
Instagrami lejon fotot më të vjetra se 24 orë të përdoren për “Stories”
Largimi i limitit prej përmbajtjeve vetëm të 24-orëve të fundit është goditje e radhës për Snapchatin, pasi që tashmë dihet se Instagrami ka bërë disa veprime “kopjuese” të rrjetit tjetër social
Rrjeti social Instagram ka njoftuar se përdoruesit tani mund të shtojnë fotografi apo video më të vjetra se 24 orë te “Instagram Stories”.
Largimi i limitit prej përmbajtjeve vetëm të 24-orëve të fundit është goditje e radhës për Snapchatin, pasi që tashmë dihet se Instagrami ka bërë disa veprime “kopjuese” të rrjetit tjetër social qe disa vjet, transmeton Albinfo.ch.
Për të lëshuar përmbajtjet e vjetra në telefon duhet të hapet ikona e galerisë te hapësira e caktuar për storie në Instagram. Aty tani mund të zgjidhni përmbajtjet edhe më të vjetra se 24 orë, për dallim nga opsioni që ishte deri tash, kur lejonte vetëm përmbajtjet që janë shkrepur ditën e fundit.
Nëse zgjidhni një foto më të vjetër, do të shihni një ‘sticker’ të ri që ju ndihmon të shtoni përmbajtje se kur është bërë kjo foto apo diçka tjetër që përdoruesit dëshirojnë.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë