Autotech

Instagrami mundëson ndjekjen e ‘thurjeve’

Instagrami, rrjeti i madh social, ka sjellë një përditësim të ri për përdoruesit e saj.

Tani, përdoruesit mund të ndjekin ‘hashtagët’ (thurjet).

Deri tani, në Instagram përdoruesit kanë mundur të ndiqnin llogaritë e njerëzve, të kërkonin për ndonjë postim të caktuar, apo të kërkonin edhe për ‘hashtagë’ për gjërat të cilat ju kanë interesuar.

Instagrami i përdor ‘hashtagët’ si formë e thjeshtë dhe organike për të kategorizuar postimet në gjithë platformën, shkruan Albinfo.ch.

Nëse kërkoni për qentë apo diçka tjetër thjesht duhet të shkruani #qentë dhe do të shfaqen gjitha postimet publike me ‘hashtagë’ të tillë. Tani mund t’i ndiqni ‘hashtagët’ sikurse mund të bëni me llogaritë tjera.

http://blog.instagram.com/post/168469353642/171212-follow-hashtags