Autotech

Instagrami me veçorinë e re tregon se kush është ‘online’

Rrjeti social Instagrami ka shtuar një veçori të ri për përdoruesit në iOS dhe Android.

Edhe pse nuk ka njoftim nga kompania, përdoruesit e Instagramit kanë vënë re se në aplikacionin e tyre po tregohet se kur janë ‘online’ miqtë me të cilët kanë pasur biseda në të kaluarën.

Ky status ndan miqtë nga ‘aktivë para një kohe’ (duke treguar specifikisht orën) si dhe ‘aktivë tash’, transmeton Albinfo.ch.

Nuk dihet akoma nëse kjo veçori është në fazën testuese apo tashmë ka marrë bazën përfundimtare për funksionim.