Kosova
Institucionet kulturore synojnë prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare
Ndonëse në vazhdimësi kanë ankesa për buxhetin që iu ndahet nga ana e Ministrisë së Kulturës, këta organizma shtetërorë edhe këtë vit do të merren me projektet, të cilat synojnë zhvillimin e artit në shoqërinë tonë
Prezantimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes prodhimeve artistike mbetet një nga prioritetet kryesore të institucioneve kulturore të vendit, transmeton albinfo.ch.
Ndonëse në vazhdimësi kanë ankesa për buxhetin që iu ndahet nga ana e Ministrisë së Kulturës, këta organizma shtetërorë edhe këtë vit do të merren me projektet, të cilat synojnë zhvillimin e artit në shoqërinë tonë. Edhe këtë vit, vënia në skenë e dramave shqiptare, si dhe rritja e numrit të shikuesve do të jetë primare për Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Përpos kushteve që kërkon t’i përmirësohen në vitin 2018, Baleti Kombëtar vjen me premtimin se do t’i realizojë pesë premiera koreografike, me disa prej të cilave do të prezantojë Kosovën përpara publikut në Evropë.
Njëzet projekte filmike Qendra Kinematografike e Kosovës ka planifikuar t’i mbështesë financiarisht edhe këtë vit. Afër gjashtëdhjetë projekte filmike çdo vit aplikojnë për t’u përkrahur, ndërsa vetëm 1/3 e tyre arrijnë të futen në listën për mbështetje.
Prezantimi i filmave kosovarë në festivale prestigjioze të filmave të kategorisë ‘A’ mbetet prioritet i këtij institucioni që kërkon rritje të buxhetit në 2.5 milionë euro.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?