Lajme

Interesimi i mërgatës për votim, dukshëm më i madh se më parë

"Vërehet qartë që ka një interesim shumë më të madh të mërgatës në krahasim me zgjedhjet tjera" është thënë në Konferencën për shtyp të KQZ

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencën për shtyp të mabjtur sot ka thënë  se KQZ-ja ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore për t`u mundësuar aplikimin me email të gjithë atyre që jetiojnë jashtë vendit. KJo, edhe pse nuk është paraparë me ligj, ka thënë ajo. Por që një gjë e tillë i është mundësuar mërgatës që të aplikojë për regjistrim.

Ndërsa Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së, tha se vërehet qartë që ka një interesim shumë më të madh të mërgatës në krahasim me zgjedhjet tjera, shkruan rtklive.com

“Sa i përket votimit jashtë vendit, KQZ duhet të marrë masa që periudha e votimit të përmbushet me efikasitet”, ka thënë Rrustemi.

Duke folur për pranimin e 3890 personave nga Serbia, ai tha se KQZ duhet të bëjë pezullimin, për të siguruar se në çfarë mënyre kanë ardhur në Kosovë dhe po ashtu për t’u siguruar se këta votues janë të ligjshëm.

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së, ka thënë se ditën e zgjedhjeve duhet të votojnë vetëm ata që janë në listë votuese.

“Shërbimi përkatës do t’ju kthej përgjigje. Sekretariati duhet të vazhdojë në përgatitje”, ka thënë Gjoshi.

Ndërsa, Sami Hamiti, ka bërë të ditur se përmes emailit mund të aplikojë vetëm një person dhe se KQZ-ja iu ka përmbajt afateve.