Kosova

Interesimi nga diaspora, investohen shtatë milionë euro në Kosovë

Zëvendësministri i Diasporës, Arianit Daci, është takuar me afaristin nga diaspora, kosovarin Afrim Imeri, bashkinvestitor në “San Pellegrino”, fabrikë e njohur e ujit dhe e shamponit që pritet të shtrihet edhe në Kosovë.

Daci ka bërë të ditur se janë premtuar shtatë milionë euro investim nga Imeri. Ai ka thënë se kjo ministri do të jetë përherë në dispozicion për të ndihmuar investitorët nga diaspora.

“Shtatë milionë euro, një shumë premtuese për fillimin e investimeve të diasporës në atdheun e tyre, në Kosovë. Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka përçuar mesazh gjithandej diasporës shqiptare të vijnë në Kosovë. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar”,  ka thënë Daci.
, përcjell albinfo.ch.

Nga ana tjetër, afaristi Afrim Imeri ka premtuar vende të reja pune.

“Me këtë investim do t’i punësojmë 200 punëtorë”,  ka thënë Imeri, sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Diasporës.