E-Diaspora

Interi kërkon Shaqirin

Por lojtari 21 vjeçar me rrënjë kosovare obligohet me kontratë që të luajë për Bajernin deri në vitin 2016

Ndonëse futbollisti shqiptaro-zviceran Xherdan Shaqiri duket të jetë stabilizuar mirë në Bayern Münich, klube tjera të mëdha nuk pushojnë interesimin për ta pasur në radhët e veta. Kështu, së fundi, sipas shtypit italian skuadra e madhe Inter e Milanit ka shprehur dëshirën të angazhojë atë.

Por para Interit, emrin e Shaqirit e ka lakuar edhe Napoli, i cili “pret në radhë” për shërbimet e xhuxhit magjik.

Por lojtari 21 vjeçar me rrënjë kosovare obligohet me kontratë që të luajë për Bajernin deri në vitin 2016.

Deri më tash Shaqiri ka luajtur 23 ndeshje për Bajernin dhe do të luajë me siguri edhe të tjera. Mirëpo vendi në 11-shen e parë ende nuk shihet në horizont për Shaqirin.