Kultura

Internet falas në autobusët e postës

Prej prillit në rrugët ku qarkullojnë autobusët e verdhë të postës do të ketë qasje falas në internet “Wi-Fi”

Kompania e transportit “PostAuto AG“ fillon aplikimin e këtij projekti në kantonet e St. Galen, Thurgau dhe Appenzell.

Muajin e ardhshëm 300 autobusët e verdhë postar do të ofrojnë qasje falas në internet me wireless.

“Objektivi i kompanisë eshtë që deri në fillim të vitit 2013, rreth 70 për qind e autobusëve të ofrojnë qasje të lirë në ineternet “WiFi”, tha drejtori i Automjeteve të Postës, Daniel Landolf.

Në kantonin e Cyrihut, autobusët postar do të pajisen me internet në muajin maj, ndërsa kantonet Basel dhe Solothurn, në qershor 2012.

Sipas kompanisë, me qasjen e lirë në ineternet “WiFi” nuk do të ketë ngritje të çmimit të të biletave.

Projekti do të financohet kryesisht nga Posta e Zvicrës.