Shkurt.ch

Intervista me persona me origjinë shqiptare

Instituti për shkenca politike pranë Universitetit të Cyrihut është duke kërkuar persona me origjinë shqiptare për ti intervistuar rreth identitetit të tyre shqiptar si dhe zviceran, shkruan albinfo.ch.

Intervistat ndaj personave do kryhet  individualisht dhe do zgjasë rreth gjysëm ore. Pyetjet e tyre do jenë në fushën e diskriminimit, nëse ata kanë pasur, kuptimi i tyre për integrimin, kultura dhe identiteti i tyre islam dhe shqiptar, si dhe lidhja e tyre me Zvicrën. Intervistat do shërbëjnë për studimin e universitetit dhe intervistuesit janë të gatshëm të udhëtojnë në vende të ndryshme për t’i takuar vullnetarët që dëshirojnë të jenë pjesë e intervistës.

Afërmendsh, të gjithë pjesëmarrësit do mbeten anonim dhe absolutisht të besueshme.

Nëse jeni i interesuar për të ndihmuar studimin, dërgoni një email në adresën: [email protected] ose [email protected].