Sport

Investitorët nga Gjeneva ndihmojnë klubin e Trepça ‘89

Pronarët e Fondacionit për Investime të Luksemburgut, Gjenevës, Dubait dhe Nju Jorkut “Mr LY”, kanë vizituar skuadrën mitrovicase dhe i kanë premtuar përkrahje

 

Trepça ’89 ka siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit në Kosovë dhe edicionin e ardhshëm pritet të luajë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, shkruan albinfo.ch.

 

Por, ky nuk është lajmi i vetëm i mirë për skuadrën mitrovicase. Pronarët e Fondacionit për Investime të Luksemburgut, Gjenevës, Dubait dhe Nju Jorkut “Mr LY”, kanë vizituar skuadrën mitrovicase dhe i kanë premtuar përkrahje.

 

Kështu ka njoftuar faqja e saj zyrtare në “Facebook”. “Klubin tonë e vizituan

pronarët e Fondacionit për Investime të Luksemburgut, Gjenevës, Dubait dhe Nju Jork “Mr LY”.

Fondacioni i lartpërmendur vepron në shumë projekte nëpër Evropë, Azi, Afrikë e Amerikë. Vizitorët kanë shprehur interesimin që të investojnë dhe të mbështesin klubin tonë që garat në arenat ndërkombëtare KF Trepça’89 të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fondacioni posedon edhe Akademi Futbolli në mbarë botën dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Akademinë e Klubit tonë. Ditë të mira po vijnë për KF Trepça ‘89”, thuhet në njoftimin në “Facebook”.