Autotech
iPhone si pasaporta
Ato përfaqësojnë pasaportat me një çip të ndërtuar që përmban informacion rreth personit, si emri, data e lindjes, vendi i origjinës dhe të ngjashme
Telefonat tanë janë kryesisht pajisje të personalizuara dhe në disa situata ata tashmë mund të përdoren për identifikim.
Apple dëshiron që ky segment të rritet në një nivel të ri, duke sugjeruar që iPhone të përdoren si pasaporta, transmeton KosovaPress.
Kjo është treguar nga patentat e zbuluara kohët e fundit në të cilat iPhone ka potencial që të përdoret si pasaportë me ndihmën e një depo të sigurt dhe përdorimin e RFID, përcjell albinfo.ch.
Patenta gjithashtu i referohet përdorimit në rritje të pajisjeve të pasaportave. Ato përfaqësojnë pasaportat me një çip të ndërtuar që përmban informacion rreth personit, si emri, data e lindjes, vendi i origjinës dhe të ngjashme.
Kjo do të thotë se ajo që Apple sugjeron nuk përfaqëson lajmin, por vetëm modelin në një formë tjetër. Është padyshim një ide interesante, ku përdoruesit do të jenë në gjendje të ruajnë gjithë informacionin e tyre në një pajisje, por pyetja mbetet se si funksionon siguria për modelet e tilla.
Meqë telefonat e mençur janë të ndjeshëm ndaj hakerëve, keqdashësve, vjedhjeve dhe të tjerave, pyetja është nëse ka kuptim të përdorim diçka të ndjeshme si pasaportë.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe