Autotech
iPhone X i ri, 300 dollarë më i lirë
Kompania e teknologjisë me sa duket planifikon të nxjerrë një gjeneratë të re të iPhone X gjatë këtij viti me etiketa shumë më të kapshme të çmimeve
Apple mund ta bëjë iPhone X më të arritshëm për të gjithë, duke ulur çmimin e pajisjes jashtëzakonisht shumë, së shpejti.
Sipas analistit të “International Securities”, Ming-Chi Kuo, Apple po planifikon të ulë çmimin e iPhone X deri në 300 dollarë.
iPhone X doli në shitje për një vlerë prej 999 euro, dhe ka qenë shumë i shtrenjtë për shumë njerëz.
Por kompania e teknologjisë me sa duket planifikon të nxjerrë një gjeneratë të re të iPhone X gjatë këtij viti me etiketa shumë më të kapshme të çmimeve, transmeton tch.
Çmimet e reja do të aplikohen në gjeneratën e dytë të iPhone X që duhet të vijë në formën e një iPhone-i të ri prej 5.8 inç, një iPhone X Plus më të madh prej 6.5 inç dhe një iPhone 6.1 me 6.1 inç, përcjell albinfo.ch.
Çmimet priten për të jenë 800 $, 900 $ dhe 600 $.
Ky kursim prej 300 dollarësh në modelin standard merr parasysh 100 dollarë shtesë, të cilat duhet të ruhen nga mbushësi i ri dhe i shpejtë që është përfshirë.
Në thelb, Apple ka përpunuar procesin e saj të prodhimit në mënyrë që marrja e një iPhone X nuk do të jetë aq e shtrenjtë.
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër