Autotech

iPhone X “mashtrohet” nga një maskë

Një kompani nga Vietnami thotë se ka arritur të mashtrojë sistemin “Face ID” të iPhone X, përmes një reklame.

“Face ID”, veçoria e re e kompanisë për funksionim të telefonit përmes skanerit të fytyrës, u “mashtrua” përmes një maske të printuar 3D, një hunde silikoni dhe fotografive 2D, transmeton Albinfo.ch.

Në një video të publikuar, iPhone X, telefoni më i ri i kompanisë hapet në të dy rastet, si te maska, ashtu edhe te fytyra e njeriut në të cilën është bazuar maska.

Kompania “Bkav” thotë se kjo dëshmon që njohja përmes fytyrës nuk është e përsosur sa duhet.

Gjatë prezantimit të telefonit në muajin shtator, drejtori i marketingut Phil Schiller kishte thënë se kompania ka punuar me profesionistë të maskave të Hollywoodit për teknologjinë e re.