Autotech

iPhonet e rinj do të kenë “njollë” më të vogël

Padyshim një prej ndryshimeve më të mëdha dhe që po e dallon iPhone X nga të tjerët, është “njolla” e zezë në pjesën e përparme të pajisjes.

Kjo sipas “ETNews”, do të jetë më e vogël në gjeneratat e ardhshme të telefonave të Apple-it.

Sipas raportimeve, gjiganti amerikan po synon të grumbullojë në një vend kamerën dhe modalitetin ‘Face ID’ që do t’i mundësonte kompanisë të reduktonte hapësirën e “njollës”, transmeton Albinfo.ch.

“Sipas industrisë, Apple po planifikon të forcojë funksionin e sensorit të fytyrës që nga modelet e vitit 2019. Për këtë arsye planifikon që të rrisë numrin e pjesëve që do të përdoren për iPhone dhe po synon të kombinojë modalitetin e njohjes së fytyrës me kamerën”, thuhet në raport.