Bota

Iraku shpall fitoren përfundimtare mbi ISIS-in

"Shteti është çliruar tërësisht nga ISIS-i", ka deklaruar sot në Bagdad kryeministri i vendit, Haider al-Abadi

Udhëheqja e Irakut ka shpallur fitoren përfundimtare kundër ushtrisë terroriste të “Shtetit Islamik” (ISIS). Shteti është çliruar tërësisht nga ISIS-i, ka deklaruar sot në Bagdad kryeministri i vendit, Haider al-Abadi. Zona kufitare Irak-Siri është vënë sërish në mënyrë të plotë nën kontrollin e trupave të Irakut.

Të enjten, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kishte deklaruar se Siria është ISIS-i u mund plotësisht në Siri.

ISIS-i në vitin 2014 kishte marrë nën kontroll pothuaj një të tretën e Irakut dhe nga Mosuli i Irakut Verior kishte shpallur një kalifat i cili përbëhej nga pjesë të mëdha të Sirisë. Që atëherë janë zhvilluar vazhdimisht luftime në mes të njësiteve ushtarake të Irakut dhe ISIS-it.