Bota
Irani refuzon arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në
Një këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka refuzuar sugjerimin e presidentit amerikan, Donald Trump se Irani duhet të kërkojë të arrijë një marrëveshje me SHBA-në për të lehtësuar “dhimbjen” ekonomike, për shkak të sansioneve.
Ali Akbar Velayati, teksa po vizitonte Moskën më 13 korrik, gjithashtu ka refuzuar kërkesat e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit se ushtria iraniane duhet të largohet nga Siria, duke thënë se kjo gjë do të ndodhë vetëm nëse Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad ia kërkon Iranit që të largohet.
“Kemi arritur këtu pa lejen e amerikanëve dhe nuk do të plotësojmë kërksën e tyre për t’u larguar. Prezenca e Iranit në Siri koordinohet me Rusinë dhe Sirinë”, është shprehur Valeyati.
Valeyati është takuar me presdientin rus, Vladimir Putin me të cilin ka diskutuar për situatën në Siri. Ky takim ka ndodhur vetëm një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është takuar me Putinin dhe i ka bërë thirrje që Irani të largohet nga Siria.
Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur kërkesat e Izralit që Irani të largohet nga Siria dhe mediat kanë raportuar se presdienti Trump, gjatë samitit të tij me Putinin në Helsinki, do të kërkojë që të arrijë një marrëveshje, për një tërheqje të pjesshme të luftëtarëve dhe aleatëve iranianë nga zonat afër kufirit të Izraelit me Sirinë, (REL), përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën