Bota

Irlandezët votojnë me shumicë për heqjen e ndalimit të abortit

Ligji ende në fuqi rreth abortimit në Irlandë, konsiderohet si njëri ndër ligjet më restriktive në botë. Sipas tij, abortimi i fëmijës nuk lejohet as atëherë kur fryti ka ardhur si pasojë e përdhunimit

Irlanda pritet të heq nga fuqia  ligjin që ndalon bërjen e abortit (dështimit të fëmijës). Këtë e tregon një sondazh i realizuar pas referendumit (ende pa ardhur rezultatet), të cilin e ka publikuar të premten gazeta «Irish Times».

Nga anketimi i bërë me 4000 pjesëmarrës në referendum, del se 68 për qind të irlandezëve kanë votuar për ndryshimin e kushtetutrës së vendit ndërsa 32 për quid, kundër ndryshimit, gjegjësisht liberalizimit, transmeton albinfo.ch. Ndryshimi i përmendur e përfshin lejimin e abortit.

Misandryndryshimin e propozuar  parashihet që abortimi të jetë i lejuar deri në javën e 12-të të shtatzanisë.

Megjithatë, rezultati i rferendumit pritet të bëhet i njohur gjatë ditës së sotme.

Ndërkaq ligji ende në fuqi rreth abortimit në Irlandë, konsiderohet si njëri ndër ligjet më restriktive në botë. Sipas tij, abortimi i fëmijës nuk lejohet as atëherë kur fryti ka ardhur si pasojë e përdhunimit.