Sport

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare nënshkruan me Dardaninë e St. Gallenit

Dardania e Saint Gallenit ka bërë përforcimin e parë për këtë sezon. Skuadra shqiptare që vepron në Zvicër është përforcuar me mbrojtësin Hermes Lamaj, njofton albinfo.ch.

Lamaj ka luajtur edhe për Kombëtaren shqiptare U-21, kurse më pas ka luajtur edhe në Greqi.

Ai tani jeton në Zvicër dhe ka nënshkruar për KF Dardaninë e Saint Gallenin.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i klubit, Arsim Dautaj. “Jemi në bisedime edhe me disa përforcime të reja dhe të forta”, është shprehur kryetari i Klubit të Futbollit Dardania nga St. Galleni i Zvicrës, Arsim Dautaj.