Bota
Ish ministri britanik gratë me mbulesë i krahason me kuti postare
Ish ministri i jashtëm britanik Boris Johnson ka rënë pre e kritikave për shprehjen e tij ndaj grave të mbuluara.
Në një kolumnë të gazetës britanike “Telegraph” për ndalimin e mbajtjes së burkës në Danimarkë, gratë me mbulesë, të hënën ai i ka krahasuar me “kuti postare” dhe “grabitës banke”, përcjell Albinfo.ch. Edhe pse personalisht ka folur kundër ndalimit të burkës, veshjet fetare ai i përshkroi si “krejtësisht qesharake”.
Organizatat islamike dhe deputetët e laburistëve akuzuan Johnsonin se me deklaratat e burkës i ka nxitur votuesit islamofobikë. Ish ministri i Jashtëm është duke bërë fushatë të ashpër, ka thënë Miqdaad Versi, nënkryetar i Këshillit mysliman të Britanisë së Madhe. Deputeti i laburistëve, David Lammy, Johnsonin e ka vlerësuar si version të lirë të kryetarit amerikan, Donald Trump.
Johnsoni kishte dhënë dorëheqje në korrik pas një mosmarrëveshje në lidhje me planet për të lënë daljen e kryeministres Theresa May nga BE. Ish zëdhënësi i mbështetësve të Brexit, thuhet se ka ambicie për postin e kryeministrit.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe