Kosova

Ish-rektori Enver Hasani, fajtor në aferën e përkthimeve: 1 vjet burg me kusht

Ky vendim bazohet në provat dhe dëshmitë, të cilat kanë vërtetuar se të pandehurit kanë kryer vepër penale mashtrim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare

Në aferën e përkthimit të librave për nevoja të UP-së, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar ish-rektorin Enver Hasani, me 1 vjet burgim me kusht, si dhe Albert Rakipin e Hakif Veliun me nga 6 muaj burgim efektiv. Gjyqtari i këtij rasti, Arben Hoti, ka thënë se ky vendim bazohet në provat dhe dëshmitë, të cilat kanë vërtetuar se të pandehurit kanë kryer vepër penale mashtrim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Ai po ashtu ka thënë se Albert Rakipit e Hakif Veliut masa e burgimit mund t’u zëvendësohet me gjobë në vlerë prej 10 mijë eurosh nëse e paguajnë në afat të caktuar.

Ndërkaq, këtë vendim avokatët mbrojtës të të dënuarve e kanë quajtur të padrejtë, për çka ka paralajmëruar se do të ushtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ndërsa, prokurorja e rastit, Drita Hajdari, ka thënë se do ta vlerësojnë aktgjykimin dhe më pas do të vendosin se a do të bëjnë ankesë apo jo.