Lajme

Ish-ushtari britanik i UÇK-së: Serbia kurrë më në Kosovë

“Unë do të luftojë për vendin tim për të dashurit e mi, deri në ditën që do të vdes”, ka shkruar Jon Harrison

Ushtari britanik i cili ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison ka reaguar ashpër kundër Serbisë dhe politikës së këtyre të fundit që po e përdorin ndaj Kosovës, raporton albinfo.ch.

Ai ka thënë se nuk do t’i lejojë serbët që të hynë më në Kosovë, madje kjo do të bëhej vetëm mbi trupin e tij të vdekur. “Unë do të luftojë për vendin tim për të dashurit e mi, deri në ditën që do të vdes”, ka shkruar ai në “Facebook”, duke shtuar: “Nuk do të lejoj agresionin serb përsëri të shkelë në tokën e Kosovës. Mjaft keni bërë në të kaluarën. Betohem se nëse ndodhë kjo do të jem në vijën e parë të frontit dhe vetëm mbi trupin tim do të kaloni”, ka theksuar ai.

Britaniku është i njohur për komentet e tij për Kosovën dhe kundër Serbisë, derisa asnjëherë nuk e harron luftën në Kosovë.