Sport

Ish-ylli i futbollit bëhet boksier

Ish-ylli i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka vendosur të bëhet boksier profesionist.

38-vjeçari, që kishte paralajmëruar hyrjen në boks kohë më parë, shumë shpejt pritet të shihet në ring.

Ai ka thënë se “pasi ka fituar tituj në futboll dëshiron të ketë tituj edhe në boks”, përcjell albinfo.ch.

Një veprim të ngjashëm me Ferdinandin në të kaluarën kishin bërë edhe ish-mesfushori Curtis Woodhouse dhe ish-sulmuesi i Crystalit, Leon McKenzie, që u bënë boksierë pasi lanë futbollin.