E-Diaspora

Ishte duke fjetur në tren, policia gjermane kap shqiptarin ilegal

Sot paradite (e hënë) policia gjermane kontrolloi një tren udhëtarësh në Niebüll që vinte nga Danimarka, shkruan focus.de.

Aty ishte një person duke fjetur. Pasi policia zgjoi pasagjerin, i kërkoi një dokument identifikimi. Ai i dhuroi pasaportën shqiptare, megjithatë aty nuk kishte vizë dhe ndaj 28 vjeçarit rëndonte vendimi për ndalimhyrje në zonën Shengen.

Policia e dërgoi në Husum, ndërsa Prokuroria ka marrë çështjen në dorëzim dhe pritet të marrë vendim. Zakonisht, në këto raste të pandehurit dëbohen drejt vendeve të origjinës.