Shkurt.ch

ISIS-it i bashkohen edhe tre xhihadistë nga Zvicra

Gjatë muajit gusht nga Zvicra rrugën për në Siri dhe Irak si xhihadistë e kanë marrë edhe tre persona të tjerë.

Këto tri raste të reja i ka konfirmuar edhe Shërbimi Informativ Federal i Zvicrës (NDB), bën të ditur gazeta “SonntagsBlick”.

Me këtë, numri i xhihadistëve të Zvicrës për të cilët ka njohur shteti, arrin në 69 sish. 13 prej tyre kanë vdekur në zonat e luftës, 11 janë kthyer në Zvicër dhe janë në mbikëqyrje të NDB.