Sport

ISIS kësaj radhe kërcënon me Ronaldon

“Fjalët tona janë ato çka sheh, jo ato që dëgjon, kështu që prit”, mbyllet mesazhi i ISIS

ISIS javët e fundit përmes fotomontazheve ka kërcënuar jo në pak raste eventin më të rëndësishëm të futbollit siç është Kampionati Botëror që verën e ardhshme do të mbahet në Rusi.

Pjesë e mesazheve kërcënuese janë përzgjedhur personazhe të ndryshëm nga bota e këtij sporti. Më herët ky grupim ekstremist ka shpërndarë foto me imazhe të Lionel Messit teksa shfaqej me sy të gjakosur apo të sulmuesit Neymar, trajnerit Deschamps dhe së fundmi pjesë e fushatës kërcënuese është bërë dhe sulmuesi i Realit, Cristiano Ronaldo, përcjell albinfo.ch.

Në fotomontazhin e publikuar shihet ylli portugez i gjunjëzuar dhe me syrin e mavijosur, por nuk mbaron me kaq.

Frika shtohet akoma edhe më shumë teksa postimi shoqërohet me mesazhin: “Fjalët tona janë ato çka sheh, jo ato që dëgjon, kështu që prit”, mbyllet mesazhi i ISIS.

Kështu pas Messit, Neymarit, Ronaldo ishte në radhë, derisa organizatorët pritet që të marrin masa të jashtëzakonshme, që të mos ketë incidente në këtë botëror, sidomos sulme terroriste.

Kampionati Botëror do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi, ku do të marrin pjesë 32 Kombëtare dhe shumë yje.