Tematike

“Islami radikal është ftuar nga vetë xhamitë zvicerane”

Albinfo.ch sjell intervistën nga gazeta e njohur frankofone “Le Temps”, të realizuar me Saida Keller-Messahli, autore e librit "Zvicra, një qendër islamike"

Pas shumë vjetëve të hetimit, presidentja e Forumit për islamin progresiv publikon në Cyrih librin me titullin “Zvicra, një qendër islamike”. Pa koncesione dhe në mënyrë të dokumentuar, ajo denoncon infiltrimin dhe përhapjen e një islami radikal në vendet e adhurimit të myslimanëve.

“Zvicra, një qendër islamike”

Ky është titulli shqetësues i librit të nënshkruar nga Saida Keller-Messahli, presidente dhe drejtoreshë e Forumit për islamin progresiv. Për vite të tëra, pa u ndalur fare, qytetarja e Cyrihut me prejardhje tuniziane ka hetuar xhamitë zvicerane. Ajo paralajmëron dhe denoncon ngritjen e selafizmit në Zvicër. Sipas saj, shumica e vendeve të adhurimit janë të infiltruara nga rrymat radikale, të cilat bëjnë shtratin e xhihadizmit. Pas sulmit të përgjakshëm të një të riu të radikalizuar në një xhami, si dhe pas hetimit nga “Tages-Anzeiger” që zbuloi se një imam po predikonte urrejtje në Biel/Bienne, libri i saj tingëllon si një paralajmërim alarmant.

A mendoni se imami i demaskuar në Biel/Bienne është një rast i veçantë?

Jo, nuk mendoj ashtu. Ky rast është bërë publik, por të tjerët janë ende në hije. Zvicra ka disa predikues islamikë dhe disa xhami, sidomos shqiptarë, të cilët rregullisht u bëjnë thirrje predikuesve të huaj selafistë. Ashtu si shembulli i Regensdorf-it (ZH), të Visp-it dhe Brig-ut. Sepse vehabizmi, i cili është themeli i mendimit selafist, vendos luftën në vendet myslimane ballkanike pas luftërave të viteve ’90-a.

Shumica e xhamive zvicerane duken të jenë të rrezikshme. A nuk është e ekzagjeruar kjo?

Jo. Islami radikal është ftuar nga xhamitë zvicerane. Puna ime është punë vigjilente. Unë tregoj se çfarë, në planin organizativ, po zbatohet për të imponuar një mënyrë tjetër të jetës për ne. Unë shpjegoj se si organizatat ndërkombëtare islamike mbështeten në xhamitë tona për të investuar në vendin tonë. Është një strategji gjithëpërfshirëse që synon të vendosë një Islam konservator, retrogjen, diskriminues dhe nganjëherë të dhunshëm.

Cili është “modus operandi” juaj si një hetuese?

Përveç hulumtimeve dhe kontakteve të mia, gjithashtu kam relacione në burgje, ku një pjesë e madhe e të burgosurve janë myslimanë. Kam informacione që as gazetarët, as politikanët nuk kanë. Unë kam qasje me literaturën selafiste që qarkullon, një literaturë e shtypur në Arabinë Saudite, Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë. Kjo më lejon të them se imamët nuk duhet të dërgohen në burgje, por vetëm punonjës socialë ose psikologë.

Do të ishte një trajtim i pabarabartë në krahasim me të burgosurit e besimeve të tjera…

Përveç se në fenë myslimane, koncepti i kapelanës nuk ekziston. Ajo u shpik për hir të barazisë, saktësisht. Nëse duhet të paraqesim një gjë të tillë absolutisht, të paktën le të dimë se kush janë ata. Nuk ka asnjë listë të imamëve të kapelanëve, ndryshe nga kapelanët katolikë apo protestantë. Ata për të cilat kam hulumtuar nuk janë të besueshëm.

Ju sulmoni gjithashtu edhe kopshtet islamike ?

Çdo xhami ose pothuajse të gjitha xhamitë kanë kopshtin e tyre ose grupin e tyre të të rinjve. Disa xhami ofrojnë “babysitting” në fundjavë ose kampe pushimesh, por këto aktivitete dalin të jenë vende të indoktrinimit fetar. Një studim austriak ka treguar se më shumë se gjysma e këtyre vendeve përcjellin vlera që nuk janë në përputhje me demokracinë. Autori i këtij studimi, me origjinë turke, është akuzuar për manipulim dhe një komision i pavarur po heton aktualisht punën e tij. Në Zvicrën gjermanofolëse imamët mësojnë klasa islame në shkollat publike. Askush nuk është i ofenduar nga fakti se materiali mësimor vjen nga Arabia Saudite ose Turqia.

Por, selafizmi nuk sjell në mënyrë të pashmangshme xhihadizmin!

Po, e vërtetë, por çdo xhihadist është një selafist. Selafizmi është një ideologji radikale që demonizon mënyrën tonë të jetës dhe shoqërisë deri në pikën e dehumanizimit të atyre që nuk jetojnë sipas doktrinës së tyre. Por, nuk është vetëm ky fund që është shqetësues. Islami politik, për të cilin selafizmi është një aspekt, është fara e ndarjes sociale, përjashtimit, përbuzjes për gratë, krimeve të nderit. Shumë të rinj më kontaktojnë, të dëshpëruar, sepse familjet e tyre i ndalojnë ata të shoqërohen me një partner jomysliman. Ju nuk mund ta imagjinoni sa shumë vuajtje shoh në komunitetet myslimane.

Le t`i kthehemi xhihadizmit. Shumë ekspertë thonë se rekrutimi bëhet përmes internetit dhe jo në xhami. Rekrutuesi tunizian i arrestuar së fundi në Meyrin operonte në restorante tuniziane. A nuk jeni duke qëlluar gabimisht?

Jo. Radikalizmi nuk bëhet domosdoshmërisht në xhami, por shpesh është vendi ku të rinjtë konsiderohen viktima të një vakumi emocional dhe intelektual ose në kërkim të botëkuptimit të jetës së tyre. Ata veç se janë tashmë të prekur nga diskursi radikal. Sapo identifikohen, ata indoktrinohen jashtë xhamisë. Radikalizmi mund të fillojë gjithashtu në internet, por ai më pas zhvillohet përmes një marrëdhënieje njerëzore për të arritur deri te veprimi. Ne e dimë se një imam i xhamisë An’Nur në Winterthur shkonte dhe e merrte një vëlla ose një motër boshnjake jashtë shkollës, të cilët dihet që kanë shkuar për të bërë xhihadin.

Në Zvicrën frankofone, cilat xhami janë të rrezikshme, sipas jush?

Në Gjenevë, ajo e Petit-Saconnex dhe e Les Eaux-Vives janë qartë nën kontrollin e selafistëve. Ajo në Peti-Saconnex është nën ndikimin e selafizmit, ndërsa ajo e Les Eaux-Vives është nën ndikimin e “Vëllezërve myslimanë”. Por, xhamitë shqiptare paraqesin gjithashtu një rrezik, me përjashtim të dukshëm të atyre që kanë të bëjnë me organizimin e imamit Mustafa Memeti. Nga ana tjetër, dyzet xhamitë që janë të bashkuara nën flamurin e Bashkimit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër të Nehat Ismailit, këto janë selafiste. Kjo organizatë shpall të ashtuquajturat “Fatwa”. Ajo është e lidhur me një bashkim të ngjashëm selafistë që gjendet në  Baden-Württemberg, në Gjermani. Ky bashkim reklamon në platformën e saj predikuesit më të këqij të Ballkanit dhe nxit fjalime të dhunshme e të pahijshme, duke i shpërndarë me mijëra CD në xhamitë gjermane dhe zvicerane. Një organizatë tjetër e bazuar në Onex (GE), Organizata Evropiane e Qendrave Islame (OECI), qëllimi i të cilës është financimi dhe ndërtimi i xhamive në Evropë, përbëhet nga përfaqësues të qendrave islamike saudite në Evropë dhe të predikuesve nga Katari dhe Arabia. Pesë xhami të Zvicrës mund të kenë përfituar nga ky fond: në Volketswil, Netstal, Wil, Frauenfeld dhe Plan-les-Ouates, ndoshta së shpejti në Fribourg, ku ka një projekt për ndërtimin e një xhamie për 8 milionë franga.

Në Plan-les-Ouates, ju të flisni për xhaminë “Dituria”?

Absolutisht. “Dituria” është e bindjes selafiste. Në inaugurim ishin të pranishëm autoritetet lokale, por edhe myftiu i Kosovës, i cili kishte marrë sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Islamike të Ligës së Saudit (LIM) në Prishtinë një muaj më parë, qëllimi i së cilës është përhapja e selafizmit islam. Dy studiues të Arabisë Saudite, të cilët publikuan lajme në gjuhën arabe, mirëpritën hapjen e saj, duke avancuar një kosto prej 4 milionë frangash dhe praninë e personaliteteve të rëndësishme fetare të Kosovës dhe madje edhe ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri. Nëse kjo xhami nuk do të ishte e rëndësishme, këta njerëz nuk do ta bënin udhëtimin.