Fotolajmi
Islanda nuk do që t’i bashkohet BE-së
Islanda ka tërhequr zyrtarisht kërkesën për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Islanda ka hequr dorë nga oferta për t’u anëtarësuar në BE, tha sot Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministri i Punëve të Jashtme, Gunnar Bragi Sveinsson, theksoi në një komunikatë se ia kishte paraqitur këtë vendim Letonisë, që drejton Bashkimin Evropian dhe e cila e ka informuar Komisionit Evropian.
“Qeveria beson se Islanda nuk është më një kandidate dhe BE-ja kërkohet që të veprojë në përputhje me këtë kërkesë të vendit tonë”, thuhet në deklaratë.
Konkluzioni është miratuar në një takim të kabinetit, më 10 mars.
Negociatat që Islanda të anëtarësohej në BE kishin filluar më 2009. Më 2013 ishin pezulluar nga qeveria e qendrës së djathtë.
Një shumicë e islandezëve gjithmonë në votime ishin deklaruar kundër bashkimit me BE-në.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?