Bizneset

Isniqasi drejton fabrikën që vesh veturat luksoze “Bentley”

Inxhinieri Sokol Mehmetaj udhëheq ekipin prej 30 personave në Zvicër dhe prej 400 në Europë, të fabrikës që prodhon akcesorë për makinat luksoze

Në Couvet, lokalitet i komunës Val-de-Travers të Kantonit të Neuchâtel-it, buzë rrugës kryesore shihen komplekse supermoderne, ku prodhohen orët dhe bizhuteritë prestigjioze të industrisë së luksit botëror, sikurse “Cartier”. Krahas tyre ndodhen edhe atelietë e “Racemark Industries”, të specializuara në veshjen e interiorit të veturave më luksoze në botë, si “Bentley” apo “Porsche”. Kush do ta mendonte se në krye të saj ndodhet një shqiptar, Sokol Mehmetaj, një inxhinier, bashkëkombës yni me prejardhje nga Isniqi i Deçanit.

I ardhur për studime në vitin 1995, Sokoli mbaron me sukses studimet e inxhinierisë mekanike në Shkollën Politeknike Federale të Lozanës, një nga institucionet e larta teknologjike më prestigjioze në botë, shkruan albinfo.ch.

Në vitin 2005 ai punësohet si shef i produksionit, dhe më vonë, më 2015, emërohet drejtor për Zvicër dhe Europë për kompaninë amerikane “Racemark Industries”, e cila prodhon tapiseri për vetura të shtrenjta, sikurse Bentley, Porsche, Mercedes, VV, Audi, etj.

Ndër porositësit, edhe mbretëresha e Britanisë së Madhe

Ndër porositë e veçanta të interiereve (lëkurës) të Bentley, nga klientët me emër janë ato të bëra nga mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar apo Paris Hillton. “Puna që ne bëjmë është artizanale dhe firmat e mëdha duan ta kenë në veturat e tyre luksoze emërtimin ‘Swiss Made’, pohon Sokoli, pandaj edhe fabrika ku ato qepen dhe përgatiten ndodhet në Zvicër”.

Në moshën 41-vjeçare Sokoli udhëheq ekipin prej 30 personave në Zvicër dhe prej 400 në Europë.

“Jam nonstop në rrugë dhe pak më bie të jem në Zvicër”, thekson ai për albinfo.ch. Suksesi im ndërlidhet me faktin se kam punuar shumë dhe e kam mbajtur kokën ulur.

Diskret, modest, Sokol Mehmetaj është i martuar me Laurence, me të cilën është njohur gjatë studimeve. Ata kanë dy vajza, Elodie dhe Melissa. Sokoli është po ashtu edhe asamblist i PLR-FDP në Val de Travers dhe është i përfshirë në krijimin e shoqatës folklorike të atjeshme. Ai është po ashtu aktiv në LAPSH, si dhe në jetën sportive të komunitetit, përmes ekipit shqiptar të futbollit.

Ka konceptuar 6 robotë dhe i ka dërguar në Kosovë

Mehmetaj po ashtu ka realizuar një vepër konkrete dhe inovuese për Kosovën, duke konceptuar 6 robotë, të cilët i ka ndërtuar në Kosovë, së bashku me një partner lokal, ndërmarrjen „Fieri“, për t‘i kyçur në prodhimtari të kompanisë që ai drejton. Robotët e tij janë ende funksional në qendrat e prodhimit të “Racemark Industries” në Gjermani, Hungari dhe SHBA. „Për çdo vit ua rregulloj vizat partnerëve të mi nga Kosova për t‘i revizuar robotët“.

Edhe pse ka hasur në barriera burokratike doganore kosovare gjatë importimit dhe eksportimit të pjesëve të robotëve, që kapin shumën e afro 1 milion frangave, Sokoli nuk e fsheh krenarinë që ndjen të ketë arritur të kontribuojë konkretisht për Kosovën si dhe ta promovojë vendin e prejardhjes së tij në Zvicër.

Ishte një befasi kur pamë se një bashkëkombës tjetër, Isa Gashi, dhe shumë të tjerë të punësuar në atelienë e firmës, të cilën e udhëheq isniqasi Sokol Mehmeti.

BMW Z4

Aktiv në politikë dhe në komunitetin shqiptar

Sokoli është po ashtu edhe asamblist i PLR-FDP në Val de Travers dhe është i përfshirë në krijimin e shoqatës folklorike të atjeshme. Ai është po ashtu aktiv në LAPSH, si dhe në jetën sportive të komunitetit, përmes ekipit shqiptar të futbollit.