Shqipëria

ISP: Deputetët po abuzojnë me pagesa fiktive

Megjithëse kanë apartamentet e tyre në Tiranë, shumë deputetë nuk i deklarojnë ato pranë Kuvendit, me synim që të marrin trajtim financiar për udhëtimin dhe strehimin e tyre.

Sipas Institutit të Studimeve Politike, këta deputetë përfitojnë nga 500 deri në 1100 euro në muaj, përcjell albinfo.ch.

“Pra, përmes deklarimeve formale (certifikata e regjistrim në zonat elektorale) ata zyrtarisht quhen të pastrehë në Tiranë dhe trajtohen si të tillë, megjithëse posedojnë në Tiranë apartamente, vila apo banesa të tjera private e familjare. Absurdi, sipas të cilit, me taksat qytetare paguajmë shtrenjtë me çmime hoteli deputetë që flenë në shtëpinë e tyre të dytë ose tretë private, meriton vëmendje dhe reagim institucional të menjëhershëm”, thuhet në reagimin e  ISP-së.