Turizëm
Italianët: Lirë e mirë në Shqipëri
Bukuritë e shumta dhe çmimet e lira. Ky është përshkrimi i italianëve për Shqipërinë
Me bregdetin shqiptar janë të mahnitur edhe italianët. Ata kohët e fundit kanë publikuar shumë shkrime për bukurinë e Shqipërisë. E fundit është “Libero Quotidiano” me autorin, Giuseppe Spatola.
Ai tregon për bukuritë e bregdetit shqiptar, sidomos të jugut, por edhe ushqimet e lira, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria është një vend shumë i mirë dhe që i pret turistët për t’i eksploruar, me kosto shumë të ulët. Jugu është i pasur me shumë bukuri.
Por, edhe çmimet janë shumë të arsyeshme. Ai ka marrë shembull një hotel në Vlorë me katër yje, ku për dhjetë ditë ka paguar 700 euro në mes të sezonit turistik, që diku tjetër do të kushtonte shumë më shumë.
Gjithashtu edhe çmimet e ushqimeve janë shumë të lira, por më mirë të thuhet shumë të lira. Shqipëria preferohet sidomos për familjarët që mund të kalojnë pushimet me jo shumë shpenzime, dhe duke shijuar bukuritë e mëdha të jugut.
Afër Vlorës ka shumë plazhe të mahnitshme, me ujë të kristaltë, me shpella e shumë vende për t’i zbuluar.
Shqiptarët i kanë të gjitha mundësitë që të jetojnë pa u larguar nga vendlindja e tyre.
Gjithashtu edhe çmimet e ushqimeve janë shumë të lira, që është një nga karakteristikat në Shqipëri. Vlora e Saranda e deri te ishulli i Korfuzit, janë bukuritë e shumta që t’i ofron Shqipëria.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?