Shqipëria

Italianët zgjedhin Shqipërinë për “turizmin dentar”

Numri i italianëve që po vizitojnë Shqipërinë po rritet çdo ditë e më shumë, derisa janë dy arsye.

Mediat italiane raportojnë se shumë qytetarë italianë vizitojnë Shqipërinë, për bregdetin, por edhe për të rregulluar dhëmbët, përcjell albinfo.ch.

Sipas tyre, shërbimin dentar në Shqipëri mund ta përfitojnë deri në 70 për qind më lirë sesa në Itali.

Ky nuk është një fenomen i ri për italianët. Para Shqipërisë ata udhëtonin masivisht për në Kroaci e Hungari për të rregulluar dhëmbët e tyre, por edhe për të pushuar.

Por, çfarë e favorizon Shqipërinë? “VadoinAlbania.it” rendit afërsinë gjeografike, mundësitë që ta gjesh këtë shërbim në një qytet bregdetar, si Durrësi apo Vlora, por edhe në Tiranë, pasi distanca nga bregdeti, për ata që preferojnë plazhin është e vogël.