Maqedonia

Ivanov nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë

Në Maqedoni ende ka konflikte për nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë.

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov po këmbëngul se nuk do të nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë.

Ivanov thotë se marrëveshja për Maqedoninë është antikushtetuese, shkruan Albinfo.ch.

Partia që drejton Ivanov është i të njëjtit mendim në lidhje me atë që ka thënë kreu i saj, duke thënë se Greqia po merr shumë.

Presidenca e Maqedonisë ka theksuar se nuk ndryshojnë qëndrim edhe pse kanë pasur kërcënime dhe shantazhe.

Sipas kushtetutës së Maqedonisë, Ivanovi mund të refuzojë legjislacionin e miratuar nga parlamenti vetëm një herë. Kjo gjë rrezikon të shkojë deri në një krizë të thellë kushtetuese.