Kultura

Izer Aliu vlerësohet me “Oscarin norvegjez”

“Amanda Awards” ndryshe njihet edhe si “Oscari norvegjez”, ndërsa për Aliun kjo është hera e dytë që merr një çmim të kësaj ceremonie

Regjisori shqiptar, Izer Aliu, , i cili jeton në Norvegji është shpërblyer me çmimin “Amanda Awards” për filmin “Hunting Flies”. Njëherësh ai u shpërblye edhe si regjisori më i mirë.

“Amanda Awards” ndryshe njihet edhe si “Oscari norvegjez”, ndërsa për Aliun kjo është hera e dytë që merr një çmim të kësaj ceremonie.

Çmimi prestigjioz i kinematografisë norvegjeze nuk e konfirmon vetëm kualitetin e filmit “Hunting Flies”. Aliu ishte në garë me dy regjisorë të njohur norvegjezë, Erik Poppe me filmin “The King’s Choice” dhe Kim Hiorthoy me “The Rules for Everything”, shkruan “Koha Ditore”.

Në vitin 2012, ai ishte shpërblyer me çmimin për filmin më të mirë të shkurtër, “To Guard a Mountain”.