Bota

J-Lo dhuron 1 milion dollarë për Puerto Ricon dhe Karaibet

J-Lo ka bërë të ditur se 1 milion dollarë që do të marrë nga organizimet në Las Vegas do t’i dhurojë për viktimat e uraganit

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez ka njoftuar se do të dhurojë 1 milion dollarë për viktimat e uraganit në Puerto Rico dhe Karaibe.

Në një konferencë për media në New York bashkë me guvernatorin Andrew Cumbo, J-Lo ka bërë të ditur se 1 milion dollarë që do të marrë nga organizimet në Las Vegas do t’i dhurojë për viktimat e uraganit.

“Alex Rodriguez dhe unë, që të dy jemi New Yorkezë, po shfrytëzojmë të gjitha burimet dhe lidhjet tona në showbiz, sporte dhe biznese për të siguruar përkrahje për Puerto Ricon dhe Karaibet”, ka thënë Lopez.

Përpos me të dashurin Rodriguez, Lopez është duke bashkëpunuar edhe me ish-bashkëshortin Marc Anthony që të sigurojë ndihmë më të madhe për të prekurit nga uragani.

Lopez, Rodriguez dhe Anthony janë pak nga yjet që po ndihmojnë Puerto Ricon. Edhe ylli i “Despacito” Daddy Yankee dhe Ricky Martin janë duke ndihmuar në fushatën e Jennifer Lopezit.