Fun
Ja cilët burrështetas fitojnë më së shumti
Le Hsien Loong, kryeministër i Singapurit, ka fituar 1.7 milion dollarë, apo mbi katër herë më shumë se Obama
Burrështetasit që fitojnë më së shumti në botë nuk janë domosdoshmërisht shefat e shteteve më të fuqishme të botës. Kështu, njeriu që ka të ardhurat më të mëdha nga të gjithë kryeministrat apo shefat e shteteve të botës nuk është as Barack Obama dhe as Angela Merkel por Le Hsien Loong, që është kryeministër i Singapurit.
Ai ka fituar gjatë vitit të kaluar 1.7 milion dollarë, apo mbi katër herë më shumë se Obama, të ardhurat e të cilit kanë qenë rreth 400 mijë dollarë. Në vendin e tretë të kësaj rangliste të bërë nga CNN Money dhe Bloomberg del se shefi i shtetit të SIngapurit ka fituar sa të gjithë homologët e tij nga vendi i dytë deri në vendin e shtatë të ranglistës, marrë së bashku.
Pas Obama-s në radhë vjen kryeministri i Australisë Tony Abbot me 389 mijë dollarë i cili është dukshëm më i paguar se i katërti në listë, kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper që ka marrë “vetëm” 260 mijë dollarë ë emër të pagës.
Dhe, vetëm pas këtyre, në vendin e pestë është shefja e shtetit me ekonominë e dytë ose të tretë në botë, Angela Merkel. Ajo gjatë vitit 2014 ka fituar 234 mijë euro. Pas saj vjen kryetari i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma (223 mijë dollarë), kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron (214 mijë dollarë) etj.
Në fund të listës, me një shumë fare modeste në krahasim me të lartpërmendurat vjen kryeministri i Indisë, i cili ka fituar vetëm 30.300 euro për tërë vitin ose rreth 60 gherë më pak se kolegu i tij nga Singapuri.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?