Shkurt.ch
Ja kush ishte personi që u dogj i gjallë në veturë!
Sipërmarrësi gjerman ishte aksidentuar të enjten në autostradën A2 në afërsi të Tunelit Monte-Ceneri, në drejtim të Veriut
Pas një aksidenti në autostradën zvicerane, një vozitës u dogj i tëri në një elektroveturë Tesla. Po kush ishte shtetasi gjerman që u aksidentua në Zvicër?
Reinhold R. (48), sipërmarrës nga Baden-Württembergu, ka qenë duke u kthyer nga një udhëtim zyrtar nga Milano. Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë.
Reinhold R. ishte udhëheqës i një sipërmarrje në Tettnang dhe prodhuesit të furnirit nga Sllovakia, Europlac. Sipërmarrjet ishin themeluar në vitet 1994 dhe 2002 dhe udhëhiqeshin nga ai.
Sipas policisë, njofton Albinfo.ch, sipërmarrësi gjerman ishte aksidentuar të enjten në autostradën A2 në afërsi të Tunelit Monte-Ceneri, në drejtim të Veriut.
Ai e humbi kontrollin mbi veturën e tij, duke goditur barrierën në mes dy korsive. Vetura u rrotullua dhe i doli flaka, ndërsa sipërmarrësi nuk ka mundur të shpëtojë, shkruan “Bild”. Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë.
Në ndërkohë, edhe Tesla është prononcuar lidhur me aksidentin: “Jemi të prekur thellë me aksidentin”, ka deklaruar një zëdhënës i Tesla. “Jemi duke hulumtuar që t`i grumbullojmë të gjitha faktet lidhur me këtë rast”.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë Numri i sulmeve ndaj bankomateve në Zvicër pothuajse është përgjysmuar brenda një viti. Policia federale regjistroi...
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë