Sport

Ja sa paguhen Berisha dhe Strakosha

Berisha merr 700 mijë euro në vit, derisa Strakosha merr 600 mijë. Kujtojmë që të dy janë portierë të Kombëtares shqiptare

Portierët shqiptarë, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha kanë shkëlqyer këtë edicion në Serie A, shkruan albinfo.ch.

Etriti ka qenë ndër lojtarët kyç të Atalantës në dy vitet e fundit, ashtu si Strakosha te Lazio.

Megjithatë, dy portierët shqiptarë janë larg nga portierët më të paguar në kampionatin italian.

Berisha merr 700 mijë euro në vit, derisa Strakosha merr 600 mijë. Kujtojmë që të dy janë portierë të Kombëtares shqiptare.

Portieri i Milanit, Gigio Donnarumma përfiton 6 milionë euro në vit, duke u pasuar nga Gigi Buffon me 4.5 milionë euro, Szczesny 3.5, Samir Handanoviq 3.2 milionë euro, e kështu me radhë.